Vaxhid Rexhepaj, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, së bashku me ekipin komunal të drejtorëve e zyrtarëve kanë pritur sot në takim përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të diskutuar rreth banimit të përballueshëm.
Ata kanë diskutuar rreth banimit të përballueshëm si skemë si dhe obligimit që ka Komuna e Kamenicës në përcaktimin e lokacionit që do t’i shërbëjë kësaj skeme.
Zyrtarët komunal kanë prezantuar dokumentet e nevojshme para të pranishmëve duke shtuar gjithashtu parametrat dhe kushtet që përmbush lokacioni i përcaktuar në kuadër të banimit të përballueshëm.
Skema e banimit të përballueshëm është politikë e cila është nisur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe për të cilën MMPHI ka hapur thirrjen në shkurt të këtij viti për komunat, në mënyrë që ato të aplikojnë. /2LONLINE/