Sot në Prishtinë ka filluar seminari treditor për gjyqtarët e futsallit në organizim të FFK-së, në bashkëpunim me UEFA-n dhe FSHF-në.
Pjesëmarrës në këtë seminar janë 34 gjyqtarë, 14 prej të cilëve janë nga Shqipëria.
Ligjërues në këtë seminar është instruktori i FIFA-s, Gjergji Bitri, ish-gjyqtar ndërkombëtar, i cili tash është në rolin e vëzhguesit të gjyqtarëve ndërkombëtar dhe jeton e vepron në Maltë.
Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve në FFK, Përparim Hasani këtë seminar e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm për gjyqtarët e të dyja federatave dhe si mundësi të mirë për gjyqtarët pjesëmarrës për të avancuar në aspektin teorik, thuhet në njofitmin e FFK-së. /2LONLINE/