Të veshur me veshje kombëtare e duke mbajtur në duar fotografitë e heronjve Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gervalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ishin këta nxënësit e shkollave fillore të Kamenicës të cilët mbajtën recitalin për nder të këtyre heronjëve.
Këta nxënës nën udhëheqjen e Muharrem Hodës, u kushtuan vargje patriotike heronjve për kontributin e dhënë për atdheun e tyre.
Të pranishëm ishin: U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni, zyrtarë të tjerë komunal, familjarë të këtyre nxënësve si dhe qytetarë, të cilët duartrokitën këta fëmijët për vargjet e tyre.
Aktiviteti është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”. /2LONLINE/