Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, e Komunës së Kamenicës, në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë (OSBE) kanë organizuar trajnim të veçantë për hartimin e planeve të biznesit vetëm për gratë nga komuniteti serb.
Në këtë trajnim përpos që gratë janë trajnuar për hartimin e planeve të biznesit, janë njoftuar edhe me procedurat e aplikimit dhe thirrjet për grante të cilat së shpejti do të hapen, qoftë nga niveli lokal apo edhe qendror. /2LONLINE/