Si rezultat i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Kamenicës dhe CHwB Kosova, i cili ka për synim mbrojtjen, promovimin dhe konservimin e trashëgimisë kulturore në Kamenicë, gjatë javës së kaluar është mbajtur punëtoria me 17 studentë të Fakultetit të Arkitekturës përmes kampit “Heritage Lab”.
Ky kamp, i mbajtur për 5 ditë radhazi, është fokusuar në dokumentimin dhe hartimin e planit të konservimit të hambarit dhe skenarëve për destinimin dhe shfrytëzimin e tij, si dhe në modelimin e distriktit kulturor duke identifikuar elementet karakteristike kulturore të Komunës së Kamenicës, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave nga trashëgimia kulturore, trashëgimia natyrore, aktivitete kulturore, të dhënat statistikore për popullsinë, biznesin, arsimin etj. /2LONLINE/