Komuna e Kamenicës ka mbajtur punëtorinë e dytë në lidhje me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK).
Edhe kjo punëtori ishte vazhdimësi e puntorisë së parë ku ende në faze diskutimi është hartimi i vizionit të komunës dhe koncepti zhvillimor hapësinor përmes skenarëve.
Pjesëmarrësit e ndarë në grupe vazhduan punën për temat lidhur me të gjithë sektorët e komunës, si dhe hartuan qëllimet dhe objektivat që shërbejnë si udhërrëfyes për arritjen e vizionit të planit. /2LONLINE/