Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i mbështetur nga projekti EUKOJUST, ka organizuar një punëtori për diskutimin dhe shqyrtimin e Raportit të punës për vitin 2022 dhe Planin e punës për vitin 2023.
Gjatë kësaj punëtorie, e cila është udhëhequr nga Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Veton Shabani, njëherësh kryesues i Komisionit për Administrimin e Prokurorive, morën pjesë përveç administratorëve të prokurorive, stafit të Sekretariatit dhe Njësitit të KPK-së, edhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Kjo punëtori është ndarë në sesione, ku në fillim është diskutuar për Raportin e punës të vitit 2022 të Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe sfidat më të cilat është ballafaquar në realizimin e planifikimeve të punës.
Ndërsa, sesioni i dytë është karakterizuar më diskutime lidhur me planifikimet e punës për vitin 2023. /2LONLINE/