Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetarin Faton Jakupi, Kryesuesin Liridon Kastrati, drejtorë, asambleistë e staf komunal, këtë vikend kanë mbajtur punëtorinë për hartimin e buxhetit për vitet 2025-2027.
Përgjatë kësaj punëtorie ata kanë diskutuar rreth buxhetit i cili është shpenzuar deri më tani, si dhe për objektivat që ka secili digaster komunal për të ardhmen.
Në këtë punëtori është diskutuar edhe pjesa buxhetore e legjislativit komunal, duke përcaktuar gjithashtu objektivat që Kuvendi Komunal ka për vitet në vijim.