Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë ka bërë me dije se më 15 Nëntor duke filluar prej orës 11:00 në hapësirat e SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë, janë mbajtur garat “Olimpiada Matematike e Kosovës” në nivel komunal.
Sipas DKA-së në këtë garë morën pjesë nxënësit e shkollave përkatëse të kësaj komune, ku prezent ishin nxënës nga shkollat e mesme të ulëta dhe nxënës të shkollave të mesme të larta.
Suksesi i tyre ishte relativisht i mirë, ndërkaq tre vendet e para i zunë këta nëxënës:
Klasa e -VII-të
1.Drin Krasniqi – SHFMU “Fan Noli” në Kamenicë;
2.Fllad Maliqi – SHFMU “Fan Noli” në Kamenicë;
3.Moreja Keqmezi – SHFMU “Fan Noli” në Kamenicë;
Klasa e -VIII-të
1.Eljesa Maka – SHFMU “Abdulla Krashnica” në Koretin;
2.Fjolla Dërmaku – SHFMU “Sadri Misini” në Shipashnicë;
3.Yllon Kryeziu – SHFMU “Fan Noli” në Kamenicë;
Klasa e -IX-të
1.Leart Ismajli – SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë;
2.Fron Demolli – SHFMU “Dëshmorët e Kombit’” në Kamenicë;
3.Rigon Keka – SHFMU “Metush Krasniqi” në Rogaçicë;
Klasa -X-të
1.Fehmi Kryeziu – SHMLM “Sejdi Kryeziu” në Rogaçicë;
2.Etnik Kryeziu – SHMLM “Sejdi Kryeziu” në Rogaçicë;
3.Ramize Berisha – Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë;
Klasa -XI-të
1.Erion Morina – Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë;
2.Bleron Hoti – IAAP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë;
3.Ejona Morina – Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë;
Klasa -XII-të
1.Rina Demolli – Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë;
2.Suhejb Kryeziu – SHMLM “Sejdi Kryeziu” në Rogaçicë;
3.Yll Pireva – Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë.
Në bazë të kriterit (vendi i parë dhe vendi i dytë) të përcaktuar nga organizatori, marrin pjesë në garat në nivel vendi, që do të mbahen më 23 Dhjetor 2023 – OMK – 2024 në Prishtinë (në lokalet e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, në ora 10.00). /2lonline/