Komuna e Kamenicës përkatësishtë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë në vazhdën e aktiviteteve të saj vazhdon të mbështesë projektin e Organizatës Joqeveritare Proactive me të cilën kanë nënshkruarë memorandum bashkëpunimi.
Në kuadër të projektit“Rikthimi i prosperitetit përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore “ me datën 21 dhe 22 dhjetor u mbajt moduli i dytë i trajnimit për turizëm.
Trajnimi u mbajt nga Profesori Hysen Sogojeva, ku u trajtuan tema të ndryshme si: Standartet themelore të industrisë së hotelerisë, llojet e turizmit, llojet e njësive shërbyese në Kosovë, standardet për funksionimin e bujtinave, analiza mbi mundësitë e turizmit në Kamenicë .
Pjesëmarrësit u dakorduan se Komuna e Kamenicës i ka të gjitha potencialet për zhvillimin e turizmit dhe se duhet të punohet dhe investohet në këtë aspekt.
Moduli i dytë dhe i tretë i këtij trajnimi do të vazhdojë në janar të vitit 2020.