DYLON

Katundi digjet, plaka krihet!

Katundi digjet, plaka krihet!
Avatar photo Redaksia

Ka rreth gjashtë muaj që qyteti i Gjilanit ballafaqohet me mungesë të ujit si asnjëherë më parë, kurse kryetari i Gjilanit organizon “ gala” mbrëmje për të ndihmuar Shqipërinë.

Shkruan: Durim Kadriu

Jo se jam kundër ndihmesës së Shqipërisë, mos e bëftë Zoti, por të merresh me Shqipërinë kur në qytet ka ujë një orë në dy ditë, kjo me të vërtetë është e papranueshme.

EkoHigjiena

Kjo më shumë më kujton atë sekuencën në filmin “No man’s land”, kur një luftëtarë boshjnak teksa po lexonte gazetën në një istikam thoshte: “ …uh da je vidiš sranje u Ruandi!”

Ne në Gjilan nuk kemi pikë uji, a këndej komuna organizon gala mbrëmje për Shqipërinë. Çfarë absurdi! Organizoni gala mbrëmje për Gjilanin o të uruar, angazhoni ekspertë e bëni një plan afatgjatë për zgjidhjen e problemit të ujit.

A është e mundur që disi Liqenin e Livoçit ta fusni në funksion?!

A ju ka shkuar ndonjëherë mendja që të pyllëzoni hapësira të caktuara apo të pyllëzoni malet e prera egërsisht, kur dihet se mungesa e maleve sjell edhe mungesën e të reshurave?!

Lereni Shqipërinë se ajo falë Zotit u ndihmua mjaftë mirë me milionat e Katarit, Kuvajtit, Arabisë Saudite, Turqisë, Begjetit etj.
Lëreni këto fore të lodhëta e demode. Leni restorantet e kafenetë e kthejuni zyrave. Lëreni “Bunarin e Përlepnicës” e merruni me “Liqenin e Përlepnicës”.

Leje Prishtinën e Tiranën, po ktheji “antenat” kah Gjilani. Silluni si kryetar i një qyteti të Kosovës e jo si kryetar i OKB- së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.