Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava”, Gjilan, mbajti takimin e tretë të rregullt për këtë vit.
Në prani të Menaxhmentit të Kompanisë, u diskutua performanca e përgjithshme e kompanisë, si dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.
Përveç analizave dhe diskutimeve të thella, Bordi i Drejtorëve ka miratuar unanimisht:
Raportin e muajit shkurt 2024,
Raportin e Kënaqshmërisë së Konsumatorëve për periudhën janar – dhjetor 2023.
Gjatë mbledhjes, diskutimet u përqendruan në masat dhe aktivitetet që kompania do të ndërmarrë për të ulur humbjet në sistemin e furnizimit me ujë (UPF), me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve të saj.
Po ashtu, u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve, si dhe për të siguruar realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024.
Me një përkushtim të plotë për të mbështetur qëllimet dhe për të siguruar një shërbim të përparuar për konsumatorët, KRU “Hidromorava” vazhdon të punojë në drejtimin e përmirësimit të performancës dhe efikasitetit të saj. /2LONLINE/