Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë organizuar manifestimin letrar “Flladi i Rinisë Pranverore Letrare” në Kamenicë.
Në këtë manifestim pjesëmarrës ishin krijues nga 40 komuna të ndryshme të Kosovës.
Gjatë manifestimit, nga juria u bë edhe përzgjedhja e fituesve në fushën e poezisë, pikturës dhe esesë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë shpërndarjes së çmimeve ka uruar të gjithë fituesit dhe ka përgëzuar të gjithë për punimet e mrekullueshme.
“Një fundjavë si kjo, me këta të rinjtë e talentuar në edicionin e dytë të Manifestimit ” Flladi i Rinisë Pranverore Letrare”. Punime të mrekullueshme në ese, poezi e pikturë. Sa kënaqësi! Urime të gjithëve për çmimet”, ka thënë Kastrati.
Ndërsa drejtori i DKRS-së, Arianit Ibrahmi, duke uruar të gjithë fituesit, tha se drejtoria që ai udhëheq do të vazhdoj mbështetjen për të gjithë artdashësit e rinj.
“Përgëzime për të gjithë pjesëmarrësit të cilët na ofruan punime të mrekullushme, gjithashtu uroj të gjithë fituesit sepse kjo është një mundësi e mirë për të prezantuar krijimet në fushën e poezisë, esesë e pikturës. DKRS do të vazhdoj mbështetjen për të gjithë artdashësit e komunës sonë”, shtoi Ibrahimi.
Kjo është lista e fituesve:
-𝓒̧𝓶𝓲𝓶𝓮𝓽 𝓷𝓮̈ 𝓮𝓼𝓮:
1.Aulona Haxha – Klinë (80€)
2.Freskita Basha – Kamenicë (50€)
3.Fortesa Sejdiu – Shtime (30€)
-𝓒̧𝓶𝓲𝓶𝓮𝓽 𝓷𝓮̈ 𝓹𝓸𝓮𝔃𝓲:
1.Ylltare Ferati – Mitrovicë (80€)
2.Blerina Halili – Vushtrri (50€)
3.Aulona Osmani – Lipjan (30€)
-𝓒̧𝓶𝓲𝓶𝓲 𝓷𝓮̈ 𝓹𝓲𝓴𝓽𝓾𝓻𝓮̈
1.Eliza Kastrati & Diana Marleku – Kamenicë & Klinë (40€ & 40€)
Pas dy jave do të botohet edhe libri i përbashkët “Flladi i Rinisë Pranverore Letrare 2020” me punime të poetëve dhe eseistëve./2LONLINE.com/