Në kuadër të muajit Tetor-muajit ndaj ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit është Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Kamenicës, ka mbajtur një ligjëratë sensibilizuese.
Në këtë ligjëratë kanë marr pjesë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Greta Kryeziu, Drejtori i QKMF-së, Latif Sylaj, Radiologu Muharrem Sadiki, Infermiere Sherife Berisha, përfaqësuesja e laboratorit ‘Aviacena’, Shkëndije Uruqi, zyrtarë komunal, qytetarë dhe të tjerë.
Drejtoresha e Shëndetësisë, Greta Kryeziu duke falënderuar pjesëmarrësit ka thënë se Tetori na bënë bashkë të gjithëve për sensibilizim e ndërgjegjësim ndaj kësaj sëmundje.
“Tetori në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, andaj ne mundohemi qe të shpërndajmë informacion sa më shumë tek të gjithë lidhur me këtë sëmundje. Të bëhen kontrolle fillestare dhe të mos anashkalohet asnjë shenjë dhe për këtë jemi ndër komunat e pakta që bëjmë mamografinë falas. E poashtu kemi fatin që kemi edhe radiologun”, ka thënë ajo.
Edhe Drejtori i QKMF-së, Latif Sylaj, duke folur për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundje ka thënë se nuk duhet hezituar për të bërë kontrolla të hershme sepse sipas tij sa më herët që zbulohet kjo sëmundje është më mirë për pacientin.
“Është një sëmundje që i atakon më shumë femrat por nuk i anashkalon edhe meshkujt. Andaj diagnostifikimi i mëhershëm e bënë të mundur shërimin. Ne duhet t’i informojmë të gjithë familjarët dhe t’i sensibilizojmë e të mos hezitojnë të bëjnë kontrolla, jo vetëm në muajin Tetor, por tërë vitin, të vijnë ta bëjnë mamografinë që është pa pagesë”, është shprehur ai.
Ndërsa Infermierja Sherife Berisha thë se mamografi është në shërbimin e të gjithëve 12 muaj të viti, dhe se pikërisht është ajo që merret me rastet që bëjnë mamografinë. Ndër të tjera ajo u bëri thirrje të gjithëve të vijnë dhe ta bëjnë një mamografi në mënyrë që dyshimet të zbulohen më herët.
Kurse Radiologu Muharrem Sadiku ka shpjeguar fazat e një dyshimi për kancerin e gjirit. Ai ka thënë se moshat e rena bëjnë kontrolle më të shpeshta. Sipas tij fillimisht bëhet ultrazëri, më pas analiza e sekretit, mamografija dhe në fund MR dhe biopsia.
Ai ndër të tjera ka treguar edhe realizimin e mamografive në QKMF në Kamenicë ku në vitin 2022 janë bërë 318 mamografi, në vitin 2023 janë bërë 529 mamografi, dhe në vitin 2024 janë bërë 209 mamografi, ku gjithësej janë 1056 raste që kanë bërë mamografinë.
Kjo ligjëratë sensibilizuese ka përfunduar me ecjen tradicionale në sheshin e qytetit me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”. /2LONLINE/