Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor, kanë organizuar krosin komunal pranveror, për nxënësit e shkollave të mesme të ulët dhe të mesme të larta, për të dy kategorit.
Garën e vrapimit në disiplinë 400m e filluan kategoria e vajzave, të shkollave të mesme të ulët, ndërsa kategoria e djemve për shkollat e mesme të larta vazhduan vrapimin në disiplinë 1200m.
Nxënësve fitues të tre vendeve të para iu është ndarë nga një mirënjohje dhe medalje, ndërsa dy referët janë shpërblyer me nga një mirënjohje.
Kryetari i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor Gazmend Kastrati i falënderoi të gjithë nxënësit e shkollave për pjesëmarrje në garën e krosit të nivelit Komunal.
“Nxënësve fitues për tre vendet e para i’u uroj suksese të mëtutjeshme në krosin Republikan”, tha ai.
Kjo garë u mbajtë në stadiumin e qytetit “Agush Isufi”, ku pjesëmarrëse ishin 14 shkolla të Komunës së Kamenicës.