DYLON

Komuniteti arbëresh nga Sicilia viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë

Komuniteti arbëresh nga Sicilia viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani dhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, pritën sot në vizitë ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike z .Dardan Gashi së bashku me një delegacion të komunitetit arbëresh nga Sicilia e Italisë.

Zëvendësministri Ramadani së pari i dëshiroi mirëseardhje delegacionit arbëresh, duke shprehur konsideratën e tij të lartë, jo vetëm për përkushtimin e këtij komuniteti në ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe, por edhe për kontributin e tyre të madh brez pas brezi, duke çmuar në veçanti kontributin e pinjollëve të këtij komuniteti në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Më tej, zëvendësministri Ramadani tha se “Republika e Kosovës ka për objektiv kryesor integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO. Kosova ka orientim perëndimor, ashtu siç është edhe partneri ynë, shteti i Italisë, pra shteti juaj ku ju jetoni dhe kontribuoni, anëtar i NATO-s dhe i bashkimit Evropian”, u shpreh ndër të tjera zëvendësministri Ramadani.

EkoHigjiena

Më pas, delegacioni arbëresh vazhdoi vizitën e tij në Komandën e Forcave Tokësore, duke u pritur përzemërsisht në të gjitha repartet e saj.

Vizita e arbëreshëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ushtri u zhvillua në kuadër të aktivitetit ,,Ditët e Arbëreshëve’’ në Kosovë, të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.