Në Kamenicë, Grupi për hartimin e Draft-Planit të Veprimit për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare në Nivelin Lokal ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument.
Të pranishëm në këtë konsultim ishin: Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Diana Kryeziu-Ajvazi, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, përfaqësues nga Drejtoria e Financave, përfaqësues nga Drejtoria e Administratës, përfaqësues nga komunitetet, zyrtar komunal, qytetarë.
Në këta takim kryesuesja e grupit punues Nazmije Demolli-Kastrati prezantuar Draft-Planin duke thënë se ky dokument është hartuar nga një komision ku ka pasur të përfshirë edhe përfaqësues të komunitetit rom.
“Plani është i ndarë në pesë fusha siç janë: Arsimi, Punësimi dhe Mirëqenia Sociale, Diskriminimi, Banimi, Shëndetësia.Aktivitetet e këtij plani janë të specifikuara në bazë të fushave si: ngritja e njohurive të njohjes së gjuhës shqipe për të rinjët e komunitetit Rom, vetdijësimi i pjesëtarëve të komunitetit rom për rëndësinë e shkollimit, promovimi i kulturës dhe traditave të komunitetit Rom, pjestarët e komunitetit Rom të marrin pjesë në kurset për aftësime profesionale, regjistrimi në Zyrën e Punësimit të punëkërkuesve nga komuniteti rom, aplikimi për subvencione komunale dhe START-UP për biznese, përmirësimi i kushteve të banimit për pjestarët e komunitetit rom, pëfshirja e fëmijëve të komunitetit rom në vaksinimin e rregullt, përfshirja e grave të komunitetit rom në kontrollat sistematike për shëndetin riprodhues dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit”, ka thënë ajo.
Pasi ka prezantuar Draft-Planin është hapur diskutimi për pyetje dhe komente nga të pranishmit, ku ata disa nga pyetjet kishin të bënin me koston buxhetore të Planit, me përfshirjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore nga komuniteti rom, formim I një komisioni për monitorimin e Planit pas aprovimit në Kuvend.
Për këto detaje do të publikohet procesverbal dhe raport. /2LONLINE/