Në Komunën e Kamenicës është mbajtur konsultimi publik lidhur me Draft-Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027 dhe Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave.
Hapjen e këtij konsultimi publik e anëtari i grupit punues për hartimin e këtyre dyndokumenteve, Hysen Jerliu, njëherit Udhëheqës i Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, i cili falënderoi GIZ-in për ndihmën e dhënë në hartimin e ketyre dy dokumenteve, duke thënë se të dy dokumentet kanë qenë të publikuara më 06.02.2023 në ueb faqen zyrtare të komunës dhe në platformën e konsultimeve publike.
Udhëheqës i Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu ka prezantuar para të pranishmëve të dy dokumentet, fillimisht Draft-Planin dhe më pas Projekt-Rregulloren.
“Këto dy dokumente janë tejet të rëndësishme për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Kamenicës. Njëherit të dy dokumentet rrisin edhe Performancën Komunale. Andaj falënderoj shumë GIZ-in për ndihmën e tyre në këtë drejtim. Qëllimi i Planit është ofrimi i kornizës strategjike për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave për periudhën pesëvjeçare për territorin e menaxhuar nga komuna në pajtim me dispozitat ligjore dhe kornizën planifikuese strategjike”, ka thënë ai.
Sipas tij rol të rëndësishëm ka edhe Projekt-Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Kamenicës.
“Kjo rregullore ka për qëllim t’i përcaktojë organizimin e menaxhimit të mbeturinave, detyrat dhe përgjegjësitë e sektorit të menaxhimit të mbeturinave, mbikëqyrjen inspective dhe kundërvajtjet, procedurat e ankesave dhe çdo gjë që ka të bëjë me mbeturinat”, ka thënë ai.
Pyetjet, komentet dhe sugjerimet e të pranishmëve në këtë konsultim publik, kishin të bënin me sqarimin kryesisht të disa termeve, dhe përcaktimin e çmimeve për mbledhje të mbeturinave.
Për mbajtjen e konsultimit publik do të përgatitet procesverbal dhe raport me të gjitha komentet, pyetjet, sugjerimet e të dhënat nga të pranishmit. /2LONLINE/