DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan sot me datën 02.03.2023 ka arrestuar të dyshuarin M.B. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).

Arrestimi i tij është bërë në bazë të një urdhër ndalimi policor gjatë tentativës së tij për të kaluar në një pikë kufitare. M.B. ishte i kërkuar në bazë të dyshimit se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Zjarrvënie’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një lokal biznesi (shitore) të pajisjeve elektrike në Gjilan.

EkoHigjiena

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.