DYLON

Komuna e Vitisë përfituese e grantit të përformancës në vlerë prej 791 mijë euro

Komuna e Vitisë përfituese e grantit të përformancës në vlerë prej 791 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë serish është përfituese e grantit të përformancës, prandaj sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në ceremoninë e Grantit të Përformancës Komunale (GPK) në Prishtinë.

Gjatë kësaj ceremoni u bënë me dije edhe emrat e komunave që janë përfituese e grantit e ku komuna e Vitisë është përfituese e grantit në vlerë prej 791 mijë euro.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe nënshkrimi marrëveshjes për bashkëfinancim të cilën e ka hartuar komuna e Vitisë.

Përndryshe kjo marrëveshje u nënshkrua bazuar në rezultatet e treguara në performancën komunale për vitin 2021.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Elbert Krasniqi, ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe përfaqësues të BE-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.