Komiteti për Politikë dhe Financa e Komunës së Kamenicës, ka mbajtur konsultimin publik për Qarkoren e Parë Buxhetore 2025/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027.
Në këtë konsultim të pranishëm ishin anëtrët e KPF-së, disa Drejtorë të Drejtorive Komunale, komisioni për organizimin dhe mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, zyrtarë të tjerë komunalë dhe të tjerë.
Këtë konsultim e ka hapur kryesuesi i KPF-së, Liridon Kastrati, i cili ka thënë se Qarkorja Buxhetore 2025/01 e lëshuar nga MF, ofron kufijtë fillestar buxhetor për secilën Organizatë Buxhetore në nivelin qëndror dhe lokal.
“Duke u bazuar nga kjo ZKF nxjerrë Qarkoren e Parë Interne, ku ofrohen udhëzimet e para për hartimin e buxhetit për vitin 2025 dhe vlerësimet për vitet 2026-2027, kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestar buxhetor për vitin 2025 dhe vlerësimet për vitet 2026-2027 për çdo program/drejtori. Objektivat strategjike të komunës përcaktohen nëpërmjet drejtorive të cilat i kanë hartuar edhe aktivitetet për realizimin e objektivave. Projeksionet fiskale të KAB-it komunal 2025-2027 kanë përcaktuar burimet e financimit që komuna mund të ketë në dispozicion për shpenzim në vitin 2025, dhe vlerësimet për vitet 2026-2027. Këtë vit buxheti komunal është rreth15 milion 282 mijë e 624 euro. Grantet janë mbi 14 milion euro. Të hyrat vetanake mbi 1 milion euro. Pra këtë vit buxheti ka rritje 5.22% në krahasim me vitin paraprak”, është shprehur ai.
Pasi paraqiti KAB-in, është hapur debati për pyetje nga të pranishmit.
Anëtari i KPF-së, Florim Kryeziu, drejtoi një pyetje lidhur me Drejtorinë e Investimeve Kapitale të formuar me Statut të komunës.
“Është një drejtori e re për të cilën edhe keni ndarë buxhet në KAB. A mund të na informoni kush është drejtor dhe staf i kësaj drejtorie. Poashtu çka ka ndodhur me Drejtorinë e Emërgjencave, a është ende funksionale”, ka thënë ai.
Në përgjigjen e drejtoreshës së Financave, Ardit Dërmaku u tha se është shtuar drejtoria e re dhe janë parashikuar 6 punëtorë të ri. Ndërsa sipas saj drejtoria që ka qenë është shkrirë në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike.
Ky konsultim është përmbyllur pa pyetje të tjera. /2LONLINE/