Nën tingujt e muzikës klasike me instrumente të ndryshme, në Shtëpinë e Kulturës, është mbajtur koncerti nga nxënësit e Shkollës së Muzikës në Kamenicë.
Të pranishëm në këtë koncert ishin: U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni, zyrtarë të tjerë komunal, familjarë të këtyre nxënësve si dhe qytetarë, të cilët duartrokitën këta fëmijë që dhanë emocione me prezantimet e tyre.
Ky koncert është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”. /2LONLINE/