Me pjesëmarrjen e gjithë drejtorëve të shkollave, punëtorëve administrativ, pedagogëve e psikologëve shkollor, mësimdhënësve edukatorë, fillorë dhe atyre të mesëm, kryetarëve të këshillave të prindërve dhe nxënësve, në sallën e Kuvendit Komunal të Kamenicës u mbajt diskutimi publik për Draft-Rregulloren Komunale për organizimin e punës në shkollat fillore dhe shkollat e mesme.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim z. Afrim Dërvishi prezantoi dokumentin duke përcaktuar qëllimin dhe objektivat. Ai tha se përcaktimi i detyrave dhe përgjegjesive institucionale, dhe raporteve mes tyre janë garancë e planifikimit të drejtë e profesional, organizimit funksional e llogaridhënës dhe kontroll të vazhdueshëm të punëve dhe rezultateve.
U diskutuan veç e veç 8 kapitujt dhe 68 nenet e kësaj rregulloreje e cila pritet të paraqitet për aprovim në seancën e rregulltë të Kuvendit Komunal që do të mbahet në fund të këtij muaji. Për herë të parë pas 22 viteve jetë institucionale, Komuna e Kamenicës do të ketë një një dokument zyrtar nga i cili do të gjenerohen edhe rregulloret e shkollave të cilat do të specifikojnë detyrat dhe përgjegjësitë individuale për stafin arministrativ, profesional, punëtorët arsimor dhe nxënësit.
Zyrtari i lartë juridik i DKA-z.Xhevat Ramadani, sekretari i gjimnazit “Ismail Qemali” z. Shaban Ajvazi, drejtori i shfmu “Asllan Thaqi” z.Ramadan Guda, mësimdhënsja Shpresa Ajvazi, të udhëhequr nga z.Isa Keka sekretar i ShMLM “Sejdi Kryeziu” bënë një punë të madhe duke trajtuan një mori ligjesh dhe udhëzime administrative.
Drejtoria e Arsimit përgjatë kësaj periudhe për hartimin e këtij dokumenti ka marrë ndihmën edhe të organizatës jo-qeveritare NOPM.
Ata tash do t’i trajtojnë edhe propozimet e ardhura me shkrim nga takimet e aktiveve profesionale nëpër shkolla dhe ato që dolën në këtë takim. Kjo do të siguroj Kryetarin se ky dokument i përfaqëson tërë komunitetin shkollor dhe këshillëtarët komunal që duhet ta aprovojnë. /2LONLINE/