Mbahet diskutimi për Draft-Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Veprimtarive Afariste – Bizneseve në Komunën e Kamenicës
Komisioni për hartimin e Draft-Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Veprimtarive Afariste – Bizneseve në Komunën e Kamenicës, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me këtë dokument.
Të pranishëm në këtë diskutim ishin anëtarët e komisionit hartues të këtij dokumenti, Drejtorë të Drejtorive Komunale, përfaqësues të bizneseve, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.
Kryesuesi i komisionit hartues të Draft-Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Veprimtarive Afariste – Bizneseve në Komunën e Kamenicës, Enver Ismajli, para të pranishmëve ka paraqitur Draft-Rregullores.
Ai ka thënë se kjo Draft-Rregullore ka për qëllim rregullimin e orarit të punës të veprimtarive afariste-bizneseve në Komunën e Kamenicës.
Ndër të tjera ka shpjeguar në tërësi se si do të punojnë bizneset gjatë festave dhe si do të ndahen kujdestaritë.
Pas prezantimit të Draft-Kodit të Etikës, pati edhe disa pyetje nga të pranishmit, të cilat kishin të bënin për përcaktimin e këtij orari.
Këtyre pyetjeve u dha përgjigje komisioni hartues i Draft-Rregullores. /2LONLINE/