Bizneset dhe fermerët e Gjilanit po përballen me vështirësi të ndryshme, institucionet komunale do të jenë krahë tyre për zgjidhjen e problemeve.
Në dëgjimin publik të mbajtur sot me bizneset dhe fermerët, prezantuam planin e investimeve për vitin 2023 në infrastrukturë që i shërben bizneseve, subvencione për fermerët, ulje të taksave komunale, lehtësira në procedurat administrative dhe bashkëpunim të ngushtë ndër-institucional në interes të bizneseve dhe sektorit të bujqësisë, për të nxitur edhe më tej investimet në sektorin privat, bënë të ditur Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit.
Më tej thuhet:
Në diskutimet e tyre, afaristë dhe fermerë të Gjilanit kërkuan më shumë investime që i shërbejnë bizneseve dhe fuqizimit të ekonomisë lokale.
Përfundimi i autostradës dhe ndërtimi i rrugëve në zonat ku janë bizneset prodhuese ishte njëra nga prioritete e bizneseve të Gjilanit.
Ndërsa fermerët e Gjilanit e vlerësuan pozitivisht rritjen e subvencioneve për vitin 2023, ku janë ndarë 310 mijë euro dhe 130 mijë euro për investime kapitale në bujqësi. /2LONLINE/