Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë, në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të drejtat e Njeriut (NJKDNJ) dhe me OSBE-n, sot kanë organizuar një aktivitet me fëmijë, në kuadër të 21 marsit Ditës Botërore të Sindromës Doën.
Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët patën mundësi të përfshihen në lojra të ndryshme, duke luajtur
së bashku.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës. Bojan Stamenkoviq u shpreh i lumtur për praninë e tij në këtë aktivitet dhe tha se do të jetë përkrahës i këtyre aktiviteteve.
“ Ndihem jashtëzakonisht mirë për këtë organizim të qëlluar dhe do të jem gjithmonë afër këtyre fëmijëve për t’i mbështetur”, tha ai.
Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë komunal, përfaqësues të OSBE-s, prindër, fëmijët me nevoja të veçanta, Handikosi, mësimdhënës, nxënës dhe drejtorë të shkollave fillore.