Zëvendësministrja Morina-Bunjaku merr pjesë në promovimin e librit “Poema për Natashën” e Ion Deaconescu

Zëvendësministrja Morina-Bunjaku merr pjesë në promovimin e librit “Poema për Natashën” e Ion Deaconescu

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina – Bunjaku, në emër të MKRS-së, ka marrë pjesë në aktivitetin poetik të ashtuquajtur “Dita Botërore e Poezisë”, ku është promovuar edhe libri “Poema për Natashën”, i poetit rumun, Ion Deaconescu,

Ja postimi i plotë në profilin e saj.

Sot për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë

Kisha nderë dhe kënaqësi që në emër të MKRS-së, kolegjin AAB ta përgëzoj për aktivitetin e bukur poetik të ashtuquajtur “ Dita Botërore e Poezisë”.

Siç e dimë që nga viti 1999, 21 Marsi është shpallur nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara ( UNESCO ) dita botërore e poezisë.

Sipas organizatës UNESCO, për ditën e poezisë duhet dhënë njohje të reja dhe lëvizje shtytëse kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, ku bukuria e poezisë të promovohet dhe të tregoj se çfarë mund te shprehë dhe çfarë mund të kontribuojë kjo fushë e letërsisë.

Andaj me rastin e shënimit të kësaj dite kemi mundësi të dëgjojmë poezi nga shumë gjuhë të ndryshme, të takohemi për së afërmi dhe të njohim më shumë për traditat dhe kulturat e ndryshme në të gjithë botën.

Padyshim se përkrahja dhe bashkëpunimi i MKRS-së për kolegjin AAB do të vazhdojë sepse kolegji AAB mbetet njëri ndër kolegjet private më të dëshmuar si në ngritje të vazhdueshme të cilësisë, infrastrukturë me standarde evropiane po ashtu edhe në aktivitete te këtilla siç po organizohet sot.

Gjithashtu kishim rast të përshëndesim dhe përgëzojmë poetin rumun z.Ion Deaconescu për librin e tij me poezi “Poema për Natashën”, kushtuar bashkëshortes së tij, tani në amshim.

Jo rastësisht thonë se prapa një mashkulli të suksesshëm qëndron një grua e suksesshme dhe anasjelltas prapa një gruaje të suksesshme qëndron një bashkëshort mbështetës!

KOMENTE