Në shtëpinë kulturës në Bujanoc është mbajtur akamdemia përkujtimore në në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.
Në emër të familjes i përshëndeti të gjithë të pranishmit, Shqiprim Musliu djali i të ndjerit duke vlerësuar lartë figurën e emblematike, shkruan Titulli.com.
“Ndjehem e fat që pata babë Jonuz Musliun dhe që veprojë në rrugën e tij. Jemi krenar gjithashtu që ky emër i takon kësaj familje dhe amaneti i tij në shkoj deri në fund për bashkim me Kosovën”, tha mes tjerash, Shqiprim Musliu.
Ministri në detyrë i drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, u shpreh se veprimtari Musliu ishte një idealist i pashuar, që ishte angazhuar me gjithë qenien, me të vetmin qëllim avancimin dhe përmirësimin e të drejtave politike, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve, raporton Titulli.com.
“Përvjetorët janë gjithmonë të dhimbshme por përvjetori për Jonuz Musliu është edhe më i veçantë ngase ai nuk i mungon familjes dhe shoqërisë por I mungon popullit shqiptar të kësaj treve që e deshi”, tha gjatë përvjetorit, Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit.
Në këtë aktivitet morën pjesë familjarë të dëshmorëve, miq, veteran, përfaqësues institucional nga Kosova, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve dhe përfaqësues politik e institucional lokal.
Me akademinë përkujtimore u mbyll edhe aktiviteti “Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut” të cilët filluan me 18 janar me vendosjen e gurë themelit të pllakës përkujtimore në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit
BURIMI: Titulli.com