DYLON

Eshtë rasti i parë që Kosova të ketë Qeveri tipike kushtetuese në terma juridik – kushtetues

Eshtë rasti i parë që Kosova të ketë Qeveri tipike kushtetuese në terma juridik – kushtetues
Avatar photo Redaksia

Kandidati i mandatuar për formimin e Qeverisë

Eshtë rasti i parë që Kosova të ketë Qeveri tipike kushtetuese në terma juridik – kushtetues.

Nga: Flamur HYSENI

Pse?

EkoHigjiena

Sepse Kuvendi sipas Kushtetutës, nenit 95, parag.3, mund ta votojë propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Kushtetuta nuk e kërkon ekzistimin e marrëveshjes politike për “koalicion qeverisës”, madje ky është term politik, por jo juridik – kushtetues.

Pse mund të duket e pamundur kjo?

Sepse deri më tani Kuvendi ka zgjedh KM dhe Qeveri të dal nga një marrëveshje tipike politike.
Por që Kuvendi është kritikuar shumë në 6 legjislaturat e kaluara se nuk e ka ushtru funksionin e tij mbikëqyrës dhe kërkues të llogaridhënies nga Qeveria.

Kësaj here e ka rastin e madh ta ndërrojë kursin e jetës parlamentare. Ku më shumë se 2/3 e Kuvendit mund ta ushtrojnë funksionin e tyre tipik parlamentar dhe kushtetues.

Pra, është një rast që deputetët me shumicë të votave siç e thotë Kushtetuta me zgjedh Qeverinë dhe me mbikëqyrë strikt në terma juridik – kushtetues përmes komisioneve parlamentare.

A tingëllon kjo utopike? Po.

A është e mundur? Po.
A duhet me provu Kosova këtë mënyrë të zgjedhjes së Qeverisë? Po.

A fillon depolitizimi i jetës parlamentare? Po.

A fillon departizimi i deputetit dhe konstitucionalizimi i tij? Po.

A fillon konstitucionalizimi institucional i jetës parlamentare? Po.

A mund të kemi Republikë parlamentare me Kuvend që ka fuqi juridike – kushtetuese? Po.

A do ta kemi për herë të parë rastin me pas KM dhe Qeveri që e kryen funksionin tipik ekzekutiv – juridik – kushtetues duke i dhënë llogari juridike – kshtetuese Kuvendit? Po.

Sigurisht se po sepse konteksti aktual socio – politik në vend e kërkon një mënyrë të tillë. E kërkon një Qeveri që ka me punu dhe me i kry punët që aq shumë ka nevojë Kosova. Pra, një Qeveri që e zbaton politikën e saj të miratuar në Kuvend.

Pra, ndryshimi i mundshëm është: KM dhe Qeveria me i ushtru kompetencat e saj sipas Kushtetutës, neni 93 dhe 94. Pra me punu.

A do të thuhet nga “analistat” se kjo është Qeveri e pakicës? Po.

Sipas Kushtetutës nëse votohet, a do të jetë Qeveri e pakicës? Jo. Sepse do të jetë Qeveri e zgjedhur me shumicë të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.