Me organizimin e Drejtorisë së Arsimit dhe administrimin e vlerësimin nga mësimdhënësit, u mbajt gara e diturisë në fushën e Gjuhës dhe Komunikimit me nxënësit e shkollave të mesme të ulta dhe të larta në Kamenicë.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi, ka thënë se rezultatet e këtyre garave janë të shkëlqyeshme.
“Rezultatet janë të shkëlqyeshme. Janë për t’u gëzuar e lavdëruar. Do të festojmë bashkë me 1 Qershor për rritjen e tyre, shëndetshëm. Për zhvillimin e tyre, suksesshëm. Për të ardhmën tonë, të lumtur”, ka thënë drejtori Dervishi. /2LONLINE/