Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim si dhe Zyra e Kryetarit kanë mbajtur sot një diskutim publik rreth propozimeve për ndryshimin e Rregullorës për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba dhe të Tatimit me Pronë. Në këtë diskutim publik kanë marrë pjesë qytetarë të komunës së Vitisë por edhe me zyrtarët komunal të cilët punojnë në drejtoritë e ndryshme komunale.
Hasan Aliu, zv.Kryetar i Komunës së Vitisë, gjatë këtij takimi i ftoj të pranishmit që të jenë pjesë e ndryshimeve pozitive të këtyre rregulloreve.
“Ju ftoj të gjithë juve që të jepni propozimet, vërejtët dhe sugjerimet që keni mbi këto dy rregullore. Me ndryshimin e tyre ne synojmë të kemi rregullore të cilat mund të implementohen por edhe janë të përballueshme për qytetarët tanë pasi që me to përcaktojmë tatimet, taksat, ngarkesat dhe gjobat financiare të cilat duhet të përmbushin qytetarët tanë”, u shpreh Aliu.
Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim tha se sipas buxhetit për vitin 2019 kjo komunë duhet të inkasoj rreth 1 milion e 41 euro dhe kjo sipas tij duhet të bëhet në harmoni të këtyre dy rregulloreve që janë në diskutim publik.
Përndryshe gjatë këtij takimi të pranishmit kanë dhënë propozime të ndryshme për ndryshme dhe heqje të taksave, ngarkesave, gjobave dhe tatimeve të cilat drejtoria përkatëse do të shqyrtoj mundësitë ligjore për përfshirjen e tyre në rregulloret e reja të cilat do të shkojnë për shqyrtim në Komitetin për Politikë e Financa dhe Kuvendin Komunal të Vitisë.