Nxënësit e shkollave profesionale së shpejti mund të ndjekin punën praktike me pagesë në bizneset vitiase

Nxënësit e shkollave profesionale së shpejti mund të ndjekin punën praktike me pagesë në bizneset vitiase

Nën organizimin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve (ZIMB) në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit të Komunës së Vitisë dhe të mbështetur nga HELVETAS Swiss Intercooperation, përmes projektit Rritje e Punësimit për të Rinjtë (EYE) dhe Aftësitë për Punësim Rural (APR) sot në Viti, është mbajtur një takim mes strukturave komunale, në krye me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorë të drejtorive të ndryshme, drejtorët e shkollave profesionale si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme në Viti.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të projektit EYE dhe APR si dhe të ZIMB-së.

Përndryshe qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i modelit të punës praktike të nxënëseve vitias nga shkollat profesionale në komunën e Vitisë në bizneset vitiase. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë, përmes partnereve të saj po bënë çmos që të rinjtë vitias të jenë të përgatitur për tregun e punës.

Ai tha se kjo komunë gjithashtu po punon edhe në krijimin e kushteve për bizneset vitias në bashkëpunim me nivelin qendror duke përmendur Zonën Ekonomike e cila është në ndërtim e sipër.

Megjithatë ai shtoj se përmes këtij projekti të rinjtë vitias nga shkollat profesionale do të kenë mundësinë e ndjekjes së praktikës në bizneset vitiase dhe për këtë ai falënderoj të gjithë ata që po bashkëpunojnë me Komunën e Vitisë në këtë drejtim.

KOMENTE