Sekretari amerkan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “ka hedhur mbështetje të plotë pas NATO-s” dhe përsëriti thirrjet për aleancën që të ndajë barrën financiare.
Mattis thotë se Trump e mbështet NATO-n. Ai i bëri këto komente në Konferencën për Sigurinë në Mynih.
Ai e siguroi audiencën se Shtetet e Bashkuara “nuk do të struken nga angazhimi për të siguruar liri për brezin e ardhshëm”.
Liderët evropianë janë të shqetësuar, pasi presidenti Trump e ka cilësuar NATO-n si organizatë të vjetëruar dhe ka akuzuar vendet anëtare se nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtjen.
Burimi: Bota Sot