Izmi ZEKA
Masakra në Llovcë të Gjilanit mbeti e harruar pothuajse për 23 vitet që ikën.
Sot, e jo vetëm sot kur është përvjetori i dhimbjes, dhe vrasjes makabre të 7 qytetarëve e që ekzistojnë edhe dëshmitarë për vrasësit nuk u bë asgjë dhe nuk u sollën para drejtësisë vrasësit dhe masakruesit.
Në masakrën e fshatit Llovcë më 5 prill 1999 janë vrarë Rabit Tahir Dalipi (1951), Kokaj, Xhevrije Ramë Zeqiri (1944) , Xhemail Kadri Halimi (1969), Llovcë, Sami Abdyl Xhelili (1971), Llovcë, Avdi Selver Rexhepi (1975) , Kokaj, Rahim Bajram Ymeri ( 1954) , Llovcë, Nexhmije Riza Azemi (1949), Llovcë.
Kjo masakër dhe shumë masakra tjera që u bënë në Kosovë ishin alarm për botën perëndimore për të ndërhyrë në Kosovë kundrejt forcave serbe.
Andaj kjo masakër e 5 prillit 1999 jo që duhet të rikujtohet në çdo përvjetor por akterët vrasës të nxirren para drejtësisë.
Masakra e Llovcës për fatkeqësinë tonë ende nuk është e njohur sa duhet edhe në Kosovë e mos të flasim në dokumentet ndërkombëtare.
Për fund nderi dhe respekti i përjetshëm për të rënët e kësaj masakre monstruoze të bërë nga shteti serb gjenocidal. /2LONLINE/