Janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediet lokale të interesuara me kryetarin e Komunës së Gjilanit. Kjo është bërë me qëllim që seancat e Kuvendit Komunal, të jenë të disponueshme në të gjitha mediet lokale.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se tashmë kemi nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediat lokale, të cilat i janë përgjigjur thirrjes publike dhe se nga tani e tutje, seancat e Kuvendit Komunal dhe shpalljet e tjera publike, do të jenë të disponueshme në të gjitha këto media lokale.
“Me këtë garantojnë informim të drejtë e gjithëpërfshirës dhe transparencë. Në përgjithësi, do të ketë korrektësi dhe reduktim të shpenzimeve”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/