Administrata Tatimore e Kosovës dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synojnë fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave në mes të palëve me qëllimin e përbashkët për të rritur komunikimin dhe koordinimin drejt lehtësimit të përpjekjeve të tyre në lidhje me zbatimin e objektivave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj tha se kjo marrëveshje do të na ndihmon në shkëmbimin e informatave lidhur me operatorët e autorizuar nga ARKEP si dhe informatat e nevojshme që kërkohen nga ATK, bazuar në përgjegjësitë dhe kompetencat e përcaktuara në ligjet respektive.
E nga ana tjetër, Kryetari i Bordit të ARKEP Nazim Rrahimi, u shpreh se ARKEP, do bëjë përpjekje që maksimalisht të respektohet kjo marrëveshje, gjithnjë me qëllim që të rritet efikasiteti në arritje të objektivave institucionale. ARKEP zotohet t’i përdorë të gjitha materialet dhe informatat e pranuara sipas kësaj marrëveshje vetëm për qëllime të aktiviteteve mbikëqyrëse, ashtu siç autorizohet me legjislacionin në fuqi dhe në pajtim me këtë marrëveshje.
Marrëveshje të tilla si kjo ndihmojnë autoritetin tatimor të ketë qasje me të lehtë në informacionet e nevojshme në çështjet tatimore. /2LONLINE/