Pjesa e (I)
Me llogaritjen e bilancit përfundimtar u vlerësua se 500.000 (gjysmë milioni) vetë qenë ata që hynë në sferën e veprimit të marrëveshjes greko-turke, në janar të vitit 1923 midis Greqisë dhe Turqisë të nënshkruar në Lozanë të Zvicrës mbi shkëmbimin e detyrueshëm të popullsive.
Nga 384.000 (treqind e tetëdhetë e katër mijë) qenë “myslimanë të Epirit të Maqedonisë, shqiptarë”, që u detyruan të merrnin rrugën e Turqisë, kurse grekët e Anadollit që u kthyen në atdheun e tyre në bazë të kësaj marrëveshje ishin 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë).
Shkruan: Sami ARIFI
Pasojat shumë të rënda vazhdojn në vitin 1923 me të madhe për polullin shqiptar të mbetur në Greqi, që në radhë të parë rreziqet u kanoseshin shqiptarëve të Çamërisë. Në janar të vitit 1923, midis Greqisë dhe Turqisë, në Lozanë të Zvicrës u përfundua një marrëveshje e posaçme në mes Greqisë dhe Turqisë, ku sipas kësaj marrëveshje grekët e Anadollit do të ktheheshin në vendet e origjinës duke u shkëmbyer me turqit që ndodheshin në territoret gerke.
Për mos reagim të ndërkombëtarëve, me atë rastë përfaqësuesi grek në Lozanë, Kaklamanos, më 19 janar 1923, kishte deklaruar se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend të fuste në shkëmbim “myslimanët me origjinë shqiptare” për të cilët ai vetë kishte pohuar se “banojnë në një krahinë të përcaktuar qartë-Epirin” dhe se “derisa janë bashkëfetarë me turqit, nuk janë aspak bashkëatdhetarë të tyre”.
Por ky ishte vetëm një deklarim falso për të manipuluar me veprimet e mëvonëshme të tyre. Dy palët, turke dhe greke, që së pari vendosën që komisioni miks ta hetoj gjendjen në vend, dhe së dyti, ata gjetën mënyra ta “legalizonin” disi përfshirjen e popullsisë çame në shkëmbim, duke përcaktuar si kriter kryesor jo gjuhën amtare, por prejardhjen e lashtë (provenance) të banorëve.
Kjo u jep drejtë autoriteteve gerke që ta injorojn këtë tregues themelor të kombit shqiptar dhe ta fusnin në shkëmbim një numër të madh shqiptarësh myslimanë me pretekstin se kishin “perjardhje të lashtë turke”.
Këtë deklarim nga shqiptarët autoritetet greke e bënin me presion, kërcënime, dhe vrasje të atyre që su deklaronin ashtu siç grekët iu thonë. Kjo argumentohët përmes gazetës së atëherëshme “Dajti”, përmes një korrespodence nga Çamëria, e botuar në këtë gazetë, në një nga numrat e shtatorit, e cila e përshkruan si shumë të rëndë gjendjen e popullsisë shqiptare, që ishte e detyruar të zgjidhte midis braktisjes dhe likuidimit fizik.
Grekët grumbullonin 3-4 familje shqiptare, në një shtëpi, dhe i vendosnin në shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë, emigrantët grek të ardhur nga Azia e Vogël, shqiptarët tashmë ishin viktima të “Megalo idesë”, nga se në shtëpit e tyre vendoseshin grekët e Anadollit.
Një sistem i tillë u aplikua në tërë Çamërinë dhe sidomos në Pargë, Margëlliç, Arpicë, Volë, Grikohuar, Gremicë, Varfanj, Filat, Vërselë, Lopës, dhe Koskë. Katilët gjakpirës grek si: Cil Mastori dhe Niko Qamoja me shokë, shëtisnin pa gjë të keqe nëpër katunde, duke torturuar katundarët shqiptarë të cilëve u hanë edhe kafshatën e fundit të fëmijëve të tyre. Gjandarmëria greke për të ndjekur hajdutët, që i titullon “komita shqiptarë”, vete nëpër katunde, pasi largohen hajdutët dhe i shëmb në dru katundarët e mjerë dhe u kërkojnë atyre mishra në hell dhe lakërora!…”
Komisioni mikst greko-turk kishte shkuar të qëndroi vetëm në Margëlliç dhe në Filat, ndërsa në katunde tjera, kinse, për shkak të sigurisë siç kishte shpifur shtypi grek, se mund t’i vrasin komisionin mikst, greko-turk, komitat shqiptarë. Prandaj nga katunde tjera për të marrë informata, për ta studiuar origjinën e shqiptarëve, kishin thirrur vetëm nga 4-5 vetë nga çdo katund.
Kinse, për të mbrojtur jetën e anëtarëve të komisionit, qeveria greke ka dërguar në Çamëri një fuqi të madhe ushtarake nën komandën e gjeneralit gjakpirës Kollovoit, i cili vite me radhë e kishte tmerruar popullin e mjerë të Çamërisë me veprat e tij më çnjerëzore-si vrasja barbare e të mjerit Met Duçes me shokë të tij.
Kollovi përdorëte çdo masë barbare për t’i shtërnguar shqiptarët e Çamërisë, e sidomos ata të paktë që dalin para komisionit, të thonë se janë turq dhe se duan të venë në Turqi. Qeveria shqiptare e atëhershme në dhjetot të vitit 1923, ia pati shtruar çështjen Këshillit të Lidhjessë Kombeve, kur mori lajmet e para mbi arbitraritetet e autoriteteve greke në dëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë.
Qeveria shqiprare kërkoi të krijohet një komision i posaçëm për shqyrtimin e çështjes, një komision ku do të bënte pjesë përveç përfaqësuesve grek dhe turk, edhe një përfaqësues i Shqipërisë. Pra komisioni mikst greko-turk që ishte krijuar në bazë të Traktatit të Lozanës, nuk jepte asnjë garanci për një zgjedhje të drejtë e të paanshme.
Në këtë pikë ishin vetëm interesat e Greqisë dhe Turqisë. Athina shfrytzonte rastin për të hequr qafe kombësin shqiptare myslimane brenda kufijve të saj, ndërsa për shqiptarët ortodoks mendonte, meq kishin konfesion të njejt si grekët, mund t’i asimiloi më lehtë. Prandaj ajo lehtë mund të dilte me pretendimin, përmes këmbimit të popullatës me Turqinë, se jo vetëm që s’kishte marrë toka shqiptare më 1913, por kinse, kishte humbur toka të saj “Vorio Epirit”.
Nga ana e saj edhe Ankara kishte arsye ta favorizonte një shkëmbim të tillë, nga se ripërtrinte popullatën që kishte humbur në lutë. Ndërsa arsyet e qeverisë shqiptare për ta ngritur një komision të veçant me një përfaqësues edhe të Shqipërisë ishin që mos të shpërngulet me dhunë nga vatrat e tyre stërgjyshote popullata shqiptare e Çamërisë për në Turqi.
Vazhdon…