Ndeshja gjysmëfinale e Play-Offit në Ligën e Kombeve, ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars të vitit 2020 në Shkup.
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. Sa u përket biletave, UEFA ka vendosur të ndajë 8 për qind të biletave për tifozët mysafirë.
Stadiumi në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do t’u takojnë “Dardanëve”, të cilët do të ruhen nga Policia e Kosovës.
Ndeshja gjysmëfinale në Play-Offin e Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars nga ora 20:45.
Fituesi i këtij takimi, do të luajë ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë në finale, e cila e siguron një biletë për Kampionat Evropian.