Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shumë e shqetësuar me vendimin që ka marr Republika e Maqedonisë Veriore për ndalimin e shtijes së rasadit të Peshkut nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar Trofta Istog.
Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga data 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje osë mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova.
Me këtë rast Kompanisë Trofta pa paralajmërim të mëparshëm i është kumtuar marrja e këtij vendimi.
Me këtë vendim, jo vetëm që janë dëmtuar bizneset vendore të kultivimit të peshkut e Kompania Trofta në veçanti, por të shqetësuar janë edhe tregtarët Maqedonë të cilët nuk po munden që të furnizohen nga Kosova. Me këtë vendim zvogëlohet edhe më shumë Eksporti i Kosovës i cili edhe ashtu është jashtëzakonisht i ulët (90% importojmë dhe 10% eksportojmë)
Për më tepër, është vendosur edhe një taksë prej afër 700 euro për çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoni. Biznesi pohon se është i gatshëm që në çdo kohë të pres inspektorët që të inspektojnë vendin dhe të kryhen analizat e nevojshme në një shtet të tretë, të cilat veçse i posedon.
Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi nga ana Maqedonisë Veriore.
Gjithashtu, është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe AVUK-u.
OAK kërkon që të merren masa urgjente në lidhje me këtë.
Të bashkangjitur mund të gjeni kërkesën e OAK-së drejtuar institucioneve dhe vendimin nga Republika e Maqedonisë.