Konkursi i “Luftëtarit më të mirë” (Best Warrior) 2024 të Shtetit të Iowa-s po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa.
E, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që po marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë.
Ministri Maqedonci ka bërë me dije se ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Iowa për herë të parë në shtatë vjet.
“Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri”, ka uruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /2LONLINE/