Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë së zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u keqkuptua në tri çështje, sa i përket dialogut të zhvilluar dje në Bruksel.
Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:
1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me KFOR;
2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;
3. Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës.