Dogana dhe Policia e Kosovës në PKK-Jarinje, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të specializuar të maunave kanë hasur ne dy raste me mallra të fshehura:
Rasti i parë:
Ne maunën e cila transportonte mallra për Kosove ngasësi i maunës, qytetari i Serbisë, kishte të fshehura mallra në kabinën e vozitësit
“ Caffeine Anhydrous “ ne forme pluhuri 5 pako x 20 kg = 100 kg me origjinë nga Kina.
Rasti ne fjale është duke u trajtuar nga Sektorët relevant mbi destinimin dhe përdorimin final të preparatit kimik.
Rasti dytë:
Në maunën I cili transportonte mallra për Kosovë, ngasësi I maunës, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në hapësirën e maunës e cila është e destinuar për vendosje të paletave
Atlete për të rritur “Adidas Yeezy “ – 25 palë
Atlete për të rritur “New Balance 550 “ – 50 palë
Rasti është duke u trajtuar nga Sektori relevant i Doganës
Maunat janë dërguar nën përcjelljen e stafit doganor dhe policor në terminalin doganor në Mitovicë për kontroll të detajuar, deri sa malli i padeklaruar apo kontrabandë është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Njësit relevante të Doganës së Kosovës janë duke e trajtuar rastin si kontrabandë të mallrave, konform Kodit Doganor dhe të Akcizave. /2LONLINE/