Anëtarët e Këshillit të fshatit Malishevë të Komunës së Gjilanit, kanë mbajtur një takim me përfaqësusit e Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit, me ç‘rast është diskutuar gjendja e sigurisë në trafikun rrugor të këtij fshati.
Latif Maliqi, kryetar i Këshillit të fshatit Malishevë për Agjencionin e Lajmeve “GJILANI.INFO”, tha se takimi është mbajtur për arsye të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor të këtij lokaliteti, duke përmendur disa aksidente të rënda, ku disa prej tyre ishin me fatalitet.
“Diskutuam këtë çështje shumë të rëndësishme për komunitetin e këtij fshati, për të cilët siguria në rrugët e lokalitetit në fjalë është bërë brengë e madhe, pas disa aksidenteve të rënda, me pasoja fatale”, tha kryetari Maliqi.
Sipas tij, brengat e anëtarëve të Këshillit të fshatit Malishevë për krijimin e gjendjes së sigurisë në rrugët e këtij vendbanimi, për banorët e këtushëm janë dëgjuar me vëmendje nga përfaqësusit e Policisë së Kosovës.
“Pas bisedimeve me përfaqësuesit e kësaj Policie, ka rezultuar përfundimi që të organizohën patrolla policore më të shpeshta, për të parandaluar aksidentet rrugore që mund të jenë pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në trafikun rrugor, apo shprehun ndryshe ngasjeve të shpejta dhe pakujdesisë së ngasjeve të automjeteve”, tha Maliqi.
Ndërkaq, thuhet se pritet që takimet mes përfaqësusit të fshatit Malishevë dhe Policisë, të organizohen në të ardhmën sipas nevojës dhe si të tilla do të jenë më të shpeshta, krejt në të mirën dhe interesin e qytetarëve