DYLON

Gjyqtarët Skender Shefkiu dhe Hajriz Lubishtani arrijnë moshën e pensionimit

Gjyqtarët Skender Shefkiu dhe Hajriz Lubishtani arrijnë moshën e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Gjyqtarët e Degës së Gjykatës Themelore në Viti, Skender Shefkiu dhe Hajriz Lubishtani kanë arritur moshën e pensionimit.

Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka ndarë nga një mirënjohje për gjyqtarët, njëherët ka falënderuar për kontributin e tyre për sistemin e drejtësisë në vend.
Për më tepër, ai ka shtuar se pensionimi i këtyre dy gjyqtarëve, do të sjellë një zbrazëti të madhe për këtë Degë.

Mbikëqyrësi i Degës, Skender Shefkiu ka falënderuar gjithë gjyqtarët dhe stafin për bashkëpunimin e deritashëm.

EkoHigjiena

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e kaluar ka marr vendim që Ushtrues Detyre të Mbikëqyrësit të kësaj Dege, të jetë gjyqtari Berat Spahiu.

Gjithashtu edhe punëtori i kësaj Dege, Halit Zuka ka arritur moshën e pensionimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.