Përveç që është dënuar nga UEFA që ta zhvillojë ndeshjen kundër Kosovës, më 7 qershor në Podgoricë, pa tifozë, tani Kombëtarja e Malit të Zi ka marrë edhe një lajm tjetër të keq.
Trajneri Ljubisa Tumbakovic i ka ftuar 28 futbollistë për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Kosovës dhe atë të 10 qershorit me Republikën Çeke.
Megjithatë, në këtë listë mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e Ljubisa Tumbakovicit, Stevan Jovetic dhe Luke Gjorgjevic. Që të dy do të mungojnë për shkak të lëndimeve të tyre.
Skuadra e plotë e Malit të Zi:
Portierë: Danijel Petković, Milan Mijatović, Damir Ljuljanović;
Mbrojtës: Stefan Savić, Marko Simić, Žarko Tomašević, Adam Marušić, Filip Stojković, Boris Kopitović, Risto Radunović, Igor Vujačić;
Mesfushorë: Nikola Vukčević, Marko Vešović, Vladimir Jovović, Marko Janković, Aleksandar Šćekić, Mirko Ivanić, Marko Bakić, Nebojša Kosović, Aleksandar Boljević, Sead Hakšabanović, Luka Mirković, Stefan Lončar, Vukan Savićević, Deni Hočko, Dušan Lagator;
Sulmues: Fatos Bećiraj, Stefan Mugoša.