• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Haradinaj: Misioni i luftëtarëve ka qenë fisnik

Redaksia 2LONLINE 24 Maj, 2019 2 min
 Haradinaj: Misioni i luftëtarëve ka qenë fisnik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Komunës së Deçanit, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj gjatë homazheve në Gllogjan, tha se sot është një ditë vërtetë e veçantë, pasi jo vetëm që kujtohen një numër i madh i luftëtarëve të vrarë, por edhe misioni i tyre ka qenë i veçantë siç ka qenë bartja e të plagosurve, e bashkëluftëtarëve, një mision më i vështiri i mundshëm në luftë, por dhe më fisnik.

“Batalioni Gardist në këtë rast i prirë nga gjeneral Avdyl Mushkola, me bashkëluftëtarë të gjallë si Shkumbini e plot të tjerë që i shohim këtu në këtë mision e kanë mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar, duke i mbrojtur të plagosurit, duke mos i lënë në duar të armikut pa rënë edhe vetë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se kjo është njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme të historisë tonë të luftës, por edhe njëkohësisht më krenare.

Kryeministri Haradinaj më pas vazhdoi homazhet në Kodrali të Komunës së Deçanit, ku tha se nuk ka qenë lehtë atëherë por nuk është lehtë as tash duke theksuar se nuk bën të ndalemi, por duhet vazhduar të përçojmë porosinë në vend, Liri e Jetë për të gjithë.
Të pranishëm në homazhe ishin edhe ministri Pal Lekaj, kryetari Bashkim Ramosaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, deputetë dhe përfaqësues të tjerë institucionalë te nivelit qendror e lokal.

Etiketa:Gllogjan Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit

17 Janar, 2023

Haradinaj: Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

16 Dhjetor, 2022

Haradinaj tregon pse lëshoi takimin e përbashkët me Kurtin

8 Nëntor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

21 Tetor, 2022

Haradinaj: Qeveria sa më parë të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe të sjellë për miratim Ligjin e Pagave

24 Shtator, 2022

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut

16 Shtator, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com