Komandanti i stacionit policor të Gjilanit, Major Alban Ramushi pati një takim me Nënëkolonelin Petri Majuri, zëvendëskomandant i KFOR-it për bashkëpunim në rajonin e Jug-lindjes, nga kontingjenti finlandez.
Majori Ramushi i uroi mirëseardhje Nënkolonelit Majuri dhe i tha: “Keni ardhur në kohën kur qyteti është i stërmbushur sepse qyteti i Gjilanit është qytet që më së shumti ka njerëz në diasporë, dhe këta dy muaj, korrik dhe gusht , vijnë numër i madh i bashkatdhetarëve për pushime.
Ai e njoftoi zëvendëskomandant i KFOR-it se gjendja e sigurisë në qytetin e Gjilanit është e qetë dhe se qyteti i Gjilanit është shpallur zyrtarisht edhe si qytet i paqes, duke marrë parasysh kulturën edhe tolerancën ndër etnike e ndër fetare.
Major Ramushi tha se janë të mobilizuar që ta mbajnë të qetë dhe nën kontroll sigurinë, kanë edhe bashkëpunim me njësitet regjionale , që na mbështesin me forca shtesë në ç’ do kohë kur një gjë e tillë është e nevojshme.
Ai gjithashtu i përmendi se policët janë të angazhuar maksimalisht për të bërë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme .
Major Ramushi i shpjegoi nënkolonelit Majuri për Policinë në bashkësi, po ashtu edhe për Këshillat Lokale për Siguri që bashkëpunojnë ngushtë edhe me komunitetet e ndryshme dhe me organet komunale për qeshjen e sigurisë në komunën tonë .
Gjithashtu, policia ka shpërnda edhe fletushka të ndryshme vetëdijësuese për qytetarët, për situatën e sigurisë dhe për shumë çështje të ndjeshme lidhur me sigurinë e jetës dhe pronës së tyre.
Konkludim i përbashkët ishte se ngushtë do të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë, Policia e Kosovës dhe KFOR-i në mënyrë që të sigurohet në ambient i qetë i sigurt dhe i prosperues për të gjithë.