Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka triumfuar në Grand Slamin në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kampionia Olimpike (-52 kg) mposhti me ipoon italianen Odette Giuffrida, pas një luftë të ashpër që zgjati rreth 10 minuta.
Në përgjithësi, Majlinda fitoi pesë luftëra, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Me këtë garuese Majlinda ishte përballur edhe në finale të Lojërave Olimpike Rio 2016, të cilën poashtu e kishte mundur për të triumfuar me medalje në Rio 2016.
Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kg.