DYLON

Vetëvendosje: Ish hetuesit dhe dezinformuesit të hetohen, të vihet drejtësia për Astritin

Vetëvendosje: Ish hetuesit dhe dezinformuesit të hetohen, të vihet drejtësia për Astritin
Avatar photo Redaksia

Pas marrjes së raportit nga Instituti Mjekësor në Zvicër për rastin e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje organizoi një konferencë për shtyp ku parashtroi kërkesat e saj në lidhje me hetimin e rastit.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes, Sami Kurteshi, duke folur për kronologjinë e rastit, tha se inskenimi i sulmit me predhë në ndërtesën e Kuvendit të Republikës u bë sa për ta fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje të cilën asokohe pushteti e kishte halë në sy dhe për arsye të caktuara politike e luftonte me të gjitha mjetet që kishte.

Ai theksoi se raporti i ekspertëve nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxjerrë përfundimin e njëjtë sikur raporti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë tani, që nuk ka qenë vetëvrasje por vrasje, duke denoncuar elementet e pushtetit, sidomos në media, që provuan ta shtrembërojnë e mbysin këtë të vërtetë përmes dezinformatave.

EkoHigjiena

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj lexoi kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje rreth hetimit të rastit.

1. Prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e ri për vrasjen e Astritit.
2. E njëjta prokurori nuk mundet të sigurojë e as ndërtojë besueshmërinë mbi hetimin e këtij rasti. Pra, e njëjta prokurori nuk mund të sjellë hetime objektive mbi rastin e Astrit Deharit.
3. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale që të merr në trajtim hetimin rastit të aktivistit tonë Astrit Dehari dhe që asnjë zyrtar që ka qenë i përfshirë në këtë proces, të mos jetë i përfshirë më në hetime, por të thirren si të dyshuar e dëshmitarë.
4. Mosnisja e hetimeve të brendshme e bën përgjegjës të drejtpërdrejt kryeprokurorin e shtetit dhe i njëjti nuk mund të heq dorë aq lehtë nga përgjegjësia.
5. Përgjegjësit dhe drejtuesit e institucioneve, qoftë në shërbim korrektues, gjegjësisht në drejtorin e burgut të Prizrenit, qoftë në polici, prokurori e gjykata, duhet të shkarkohen.

“Një pushtet abuziv ka penguar drejtësinë për Astritin. Hetimi i plotë dhe vendosja e drejtësisë ligjore për këtë ngjarje do të jetë prioritet i yni qeveritar. Asnjëherë ngjarje e krime të tilla nuk do të përsëriten me qeverinë tonë. Ne do të punojmë pa ndalë deri sa të vihet në vend drejtësia për Astritin” ka thënë Haxhiu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.