Shefi i delegacionit të bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport do të qëndrojë në Bujanoc të Martën më 7 Qershor dhe do të takohet me kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë.
Ambasadori Daveport së bashku me kryetarin eTrupit Koordinues, Zoran Stankoviq do të vizitojnë edhe shkollën fillore “Naim Frashëri” për të biseduar me nxënësit që anë marrë pjesë në projektin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo amtare.
Ndërsa me nxënësit e shkollës së mesme “sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” do të shkëmbejnë përshtypjet për formimin e grupit, shkrimet në dy gjuhë të magazinës dhe përpunimin e suvenireve, transmeton Titulli.com.